Këshilli Europian: Jo hapa pas me LGBT, kujdes politikanët!

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland tha se diskriminimi dhe paragjykimi që iu bëhet homoseksualëve, lesbikeve, gay-ve, biseksualëve vazhdon të mbetet një plagë e hapur në jetët e miliona njerëzve në Europë dhe kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje.
Një ditë pas Shoqata e LGBT në Shqipëri nisi aktivitetet e komunitetit me rastin e Ditën Botërore kundër Homofobisë, sot Jagland lëshoi deklaratën ku theksoi se “Komuniteti i LGBT vazhdon të përballet me qëndrime intolerante, pengesa sociale, në të gjitha vendet, përfshi këtu dhe vende anëtare të Këshillit të Evropës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thekson se pengesa të shumta janë në punësimin e këtyre personave. Ky është një diskriminim. Në Shtator të vitit 2011, Komisioni për të Drejtat e Njeriut nxorri një raport ku në 47 vende të Këshillit Europian u vunë re dhe qëndrime të tjera të papranueshme sic ishin, dhe ato për kujdesin shëndetësor ndaj këtyre personave, njohja gjinore, njohja e jetës familjare. Edhe këto u pasuan dhe nga deklarata homofobike të bëra nga politikanët”.
Më tej Jagland vuri në dukje se Këshilli Europian po punon për krijimin e njësie të LGBT brenda Sekretariatit të Këshillti Evropian duke përfshirë në projekt dhe Shqipërinë.
”Këshilli i Europës është duke punuar shumë konkretisht me 6 vende, Shqipërinë, Malin e Zi, Italinë, Letoni dhe Poloni që të vemë në jetë këtë projekt dhe inkurajojmë vendet e tjera të na ndjekin”.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillti Europian, para së gjithash, autoritetet kombëtare kanë një përgjegjësi për të siguruar se vendet e tyre të po përmbushin angazhimet ndërkombëtare, duke u përgjigjur negativisht për hapa kundër LGBT, të ndërmarra në nivele lokale apo rajonale. Liderët politikë gjithashtu mbajnë përgjegjësinë për të reaguar menjëherë dhe fuqishëm ndaj çdo demonstrate apo deklarate të intolerancës apo homofobike, veçanërisht ato të bëra nga politikanë të tjerë, kolegë të tyre.
Deklarata bëhet gjithashtu 2 ditë para kur në Shqipëri, në datën 17 maj pikërisht, në ditën Kundër Homofobisë është paralajmëruar mbajtja e një parade Gay ku aktivistë të këtij komunitetit. Pritet se persona të kësaj shoqate dhe mbështetës së saj do të bëjnë parakalim përgjatë bulevardit me veshje specifike. Kjo e fundit, ka qenë pjesë e debateve të shumta, sidomos pas deklaratës të bërë nga kryetari i partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Spahia i pyetur në lidhje me mbajtjen e kësaj parade u shpreh se: “Nuk i ngelet gjë tjetër veçse t’i kapë në hu anëtarët e këtij komuniteti”.
Add new comment