Arsimi parauniversitar, nis shqyrtimi nen për nen në komisione

Pas konsultimeve me grupet e interesit, komisioni i Punës dhe Çështjeve sociale nis shqyrtimin nen për nen të projektligjit për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Komisioni i medias e miratoi atë në parim të premten, vetëm me votat e maxhorancës. Opozita ka qenë abstenuese pasi sipas socialistëve drafti ka shumë probleme, që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe autonominë dhe nuk shmang emërimet politike në arsim. Të majtët kanë përgatitur një paketë propozimesh që synojnë përmirësimin e ligjit. Ndërsa zv. ministri i Arsimit Halit Shamata tha se ligji është përmirësuar duke përfshirë edhe propozimet e grupeve të interesit. Albanian Screen
Add new comment