Uji më i shtrenjtë, INSTAT: Rritet dhe çmimi i ilaçeve

Postuar në 09 Maj, 2012 08:11

Shqiptarët kanë shpenzuar më pak gjatë muajit prill për blerjen e produkteve ushqimore. Të dhënat e INSTAT mbi indeksin e çmimeve të konsumit gjatë muajit të kaluar, flasin për një ulje prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndërkohë medikamentet kanë pësuar një rritje 1.3 për qind.
"Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin prill është 1.6 për qind. Një muaj më parë ky ndryshim ishte 1 për qind ndërsa një vit më parë 4.1 për qind. Ulja më e madhe prej 5.2 për qind vërehet në nëngrupin zarzavate. Indeksi i grupit qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji ka shënuar një rritje prej 0.4 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e tarifave për pagesat për ujin e pijshëm në masën prej 6.9 përqind", ka bërë më dije Hazbie Bunguri, specialiste në INSTAT.
 
Rritje çmimesh kanë pësuar frutat me 3.4 për qind, ku çmimi i mandarinave u rrit 12.6 përqind, bananeve me 7.8 për qind, portokalleve me 2.2 për qind dhe dardhave me 0.7 për qind. Por qytetarët kanë harxhuar më shumë gjatë muajit prill, për pagesën e ujit, qerave dhe lëndëve djegëse si dhe veshjeve dhe këpucëve.

 Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.