Sharrë, banorët bllokojnë rrugët: Nuk i duam Romët në lagjen tonë

Një protestë kundër strehimit të personave nga komuniteti Rom ka shpërthyer sot pasdite në Sharrë të Tiranës. Protesta është përshkallezuar duke shënuar dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve protestues.
Tetë familje rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pra Stacionit të Trenit pas disa negociatave Bashki me Ministrinë e Punëve dhe Cështjeve Sociale u vendos të strehohen tek ish-reparti ushtarak.
Por, banorët e zonës së Sharrës janë kundër strehimit të 8 familjeve dhe për këtë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën. Ata shprehen se nuk e dëshirojnë strehimin e romëve në zonën e tyre.
Por, 8 familjet rome, shumica gra e fëmijë po shoqërohen nga policia në këtë zhvendosje të tyre. Janë efektivët që po negociojnë me banorët për të hapur rrugën.
Por duket se banoret nuk kane pranuar te terhiqen nga qellimi i tyre. Mësohet se është shënuar dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve protestues. Deri tani ka patur 2 të shoqëruar në polici nga radhët e banorëve protestues.
Ballkanweb.com
Comments
si more do te coni arrixhinj
<p>si more do te coni arrixhinj ne sharre pa viza???????????? jeni ne terezi?!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ne sharre jetojne vetem aristkrate te cileve u vjen djersa era parfum dhe kur pjerdhin, celin lulet. </p><p> </p>
Add new comment