Tekste shkollore për fëmijët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës

Organizata Ndërkombëtare Rotary, do të organizojë një fushatë sensibilizuese për mbledhjen e teksteve shkollore dhe dhurimin e tyre fëmijëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Sipas kësaj organizate, e cila operon në Shqipëri prej vitesh dhe ka në fokus të saj ndihmesën ndaj komunitetit, me anë të kësaj fushate synohet tu vihet në ndihmë këtyre fëëmijeve, të cilët kanë mungesë të theksuar të teksteve shkollore dhe jetojnë në vështirësi.
Fushata do të nisë nëpër shkollat e mesme dhe 9-vjecare, për të sensibilizuar nxënësin të dhurojnë libra që do tu shpërndahen fëmijëve shqiptare në këto treva.
Ballkanweb.com
Add new comment