Obama: Të legalizohen martesat gay

Postuar në 10 Maj, 2012 04:58

Presidenti amerikan, Barack Obama, i përfshirë në fushatën e etheshme elektorale për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se është pro martesave mes homoseksualëve, një pikë kjo ku republikanët janë kategorikisht kundër. 

Në një intervistë për televizionin amerikan, ABC, Obama tha se “është koha që të dalë i hapur; po, mendoj që ciftet homoseksuale duhet të kenë mundësinë ligjore për t’u martuar”.

Pak ditë më parë, ishte zv/presidenti Joe Biden dhe anëtari i kabinetit Obama, Arne Duncan ata që shprehën “nevojën” e legalizimit të martesave mes të njëjtit seks në shkallë federale.

Vetëm shtatë nga shtetet që përbëjnë SHBA-në njohin martesën mes personave të të njëjti seks, i fundit që iu shtua kësaj liste ishte Nju Jorku.  

Mjekët kritikojnë Obamën: Mjaft me ushqime të shpejta

Ndërkohë, presidenti Obama ka marrë kritika të forta nga shoqatat e mjekëve në Uashington të cilat i bënë thirrje atij t’i japë fund pasionit për ushqimet e shpejta (Fast Food) dhe të ndalë konsumimin e hot-dogeve, patateve të skuqura dhe hamburgerave, të paktën në publik.

“Presidenti po jep shembullin e keq, duke dhënë kontributin e tij në kequshqyerjen e popullsisë, sidomos të rinjve dhe në rritjen e obezitetit”, thuhet në një letër të dërguar nga një shoqatë mjekësh për presidentin Barack Obama.

Por përvec kësaj, pasioni i kreut të Shtëpisë së Bardhë për të ashtuquajturat “junk food”, bie ndesh edhe me fushatën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Michelle, për një tjetë të shëndetëshme. 

 

top-channel.tv

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

<p>le te lulezojne 100 lule..le te konkurrojne 100 shkolla..<br /><br />&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.