Yjet e hoteleve, nga 600 vetëm 26 përmbushin kriteret

Postuar në 03 Maj, 2012 09:19

Turistët e huaj gjejnë në Shqipëri një numër fare të vogël hotelesh të standartizuar me yje. Vetëm 26 njësi akomodimi nga 600 të tilla i kanë yjet që meritojnë, ndërkaq shumë të tjera janë të paregjistruara. 

Ministria e Turizmit prej disa vitesh nuk bën më çertifikim të standarteve të hoteleve, duke e lënë atë në dorë të vetë këtyre biznesve.

"Problemet kryesore qendrojnë tek standartet dhe pa u standartizuar si njësi nuk mund të arrish dot rezultate pozitive. Po bëhet një përpjekje nga shoqata e turizmit në bashkëpunim me USAID për të bërë një kategorizim, një markë autentike Albania, e cila është një lloj vlerësimi për standartet e hoteleve", shprehet presidenti i sektorit të akomodimit, Zak Topuzi.

Sipas të dhënave të shoqatave të turizmit, afro 65 akomodimit të turistëve bëhet në familje. Problem mbetet në vendin tonë akomodimi i grupeve të turistëve, pasi hotelet tona nuk kanë kapacitete për to. 

Industria e turizimit ka 60 mijë shtretër nga të cilët, 23 mijë shtretër në hotele. Por ajo që i tërheq turistët e huaj të vijnë në Shqipëri, është natyra e egër.  

"Turistët në përgjithësi pëlqejnë natyrën e virgjër, janë ngopur me natyrën e kultivuar. Duan natyrën e egër, ju pëlqen mikpritja e ushqimi shqiptar", shprehet Topuzi.

 

Albanian Screen 

Nëpërmjet një letre dërguar kryeministrit, shoqata e njësive turistike ka kërkuar nga qeveria ulje të TVSH-së, në masën 8 i dhe ulje të taksës së fjetjes nga 5 ë 1 Sipas tyre, pritet një rritje prej 17-20 ritje e turistëve të huaj këtë vit. Vitin e kaluar nga të dhanët zyrtare në Shqipëri erdhën 4 milionë turistë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.