Arkiv-Lajme të përditësuara
Dështojnë bisedimet për buxhetin, bie qeveria në Holandë
Arsimi parauniversitar, debate me grupin e interesit
Nene të caktuara të draftligjit për arsimin parauniversitar, po kundërshtohen nga grupe të interesit. Këtë herë qendra shqiptare e asistencës arsimore, ëhstë kundër kryesimit të Këshillit kombëtar të arsimit parauniversitar nga ministri, dhe nga prefektet në nivel vendor.
Mediat bullgare: Ndarja e Maqedonisë zgjidhja më e mirë
Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve horror. Sipas gazetës bullgare Novinite, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për gjysmë ore konflikti do të ndizet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi, raporton agjencia e lajmeve INA.
Fëmijët minatorë të Bulqizës
Shumica e familjeve në qytetin e varfër të Bulqizës, të vetmen mënyrë jetese kanë mbledhjen në mënyrë ilegale të kromit.
Keto masive guresh te krijuara para viteve 90 nga puna e ish te burgosurve politike jane burimi i vetem i te ardhurave. Ne keto stoqe me se shumti punojne femijet, te cilet pas shkolles apo ne ditet e pushimit lene librat dhe nisin te germojne. Per te fituar 300 leke ne dite keta femije duhet te germojne dhe te transportojne ne kurriz 100 kilogram gure.
Raundi i parë, 40 milionë votues francezë zgjedhin presidentin
40 milionë votues francezë janë thirrur në raundin e parë të votimit për zgjedhjet e dhjeta presidenciale të Republikës së Pestë. 85,000 vendvotime janë hapur në mbarë vendin në orën 8.00 të mëngjesit. Ato do të mbyllen në orën 6.00 të pasdites ndërsa në qytetet e mëdha me dy orë vonesë.
Turqia lobon për Bosnjen në NATO
Turqia ka nisur një fushatë ndërkombëtare në mbështetje të anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në Planin e Veprimit të NATO-s, hapi i fundit përpara ftesës zyrtare për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e aleancës.
Sipas asaj që raportoi të dielën e përditshmja boshnjake “Dnevni Avaz”, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, po ndërmerr një nismë të fortë diplomatike favorizuese dhe do të përfshijë këtë çështje në samitin e ardhshëm të NATO-s, në Çikago, në datën 21 maj.
"Kronikë në gur", 6 restaurues të huaj në Gjirokastër
Gjashtë restaurues të huaj nga Anglia, Italia dhe Bullgaria në bashkëpunim me specialistë vendas po kryejnë konservimin dhe restaurimin e objekteve që do të ekspozohen në muzeun "Kronikë në Gur" që do të celet në parg të 100 vjetorit të pavarësisë në Gjirokastër . Specialistët shprehen se objektet e restauruara do ti japin një vlerë të jashtëzakonshme muzeut ku do të ekspozohen mbetje arkeologjike,armë të periudhës së para Pavarësisë dhe veshje popullore të krahinave të luginës së lumit Drinos, duke dëshmuar për pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.
Të varfërit pa shtëpi, i penalizon sistemi i pikëzimit
Sistemi i pikëzimit i miratuar me konsensus nga të gjithë këshilltarët bashkiakë në Korcë ka lënë jashtë mundësisë për tu pajisur me një banesë familjet e varfra. Në këtë sistem numri më i madh i pikëve i është dhënë të ardhurve, që për një familje me 6 persona duhet të jenë të garantuara maksimalisht 65.040 lek dhe minimalisht 31.074 lek në muaj.
Rreziqet e reja në ekonomi
Në raportin e saj të fundit mbi stabilitetin financiar, Banka e Shqipërisë evidenton disa nga rreziqet që mund t’i vijnë ekonomisë në vijim.
Banka vëren se stimuli fiskal dhe kërkesa e huaj për produkte dhe shërbime shqiptare do të vijojnë të zvogëlohen. Duke patur parasysh këtë rrezik, Banka këshillon qeverinë se është mëse e nevojshme ulja e borxhit publik dhe mbajtja e deficitit në nivele të ulëta.
Zgjedhjet, PASOK merr votues nga Shqipëria
Ministria e Brendshme Greke duket se ka nisur një fushatë për dhënien e nënshtetësive në masë. Kjo gjë mund të verifikohet mjaft lehtë duke parë listën e personave që kanë marrë këtë nënshtetësi gjatë muajit të fundit. Referuar dokumenteve të publikuara nga Ministria e Brendshme e Greqisë rezulton se, vetëm për periudhën 2 - 20 prill, 129 shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke. Ky numër bëhet ende më i madh po të shtrihesh më gjatë në kohë. “GSH” ka arritur të sigurojë këtë listë, ky bie në sy një numër i madh personash që kanë marrë nënshtetësinë e shtetit fqinj.