Arsimi parauniversitar, debate me grupin e interesit

Postuar në 23 Prill, 2012 10:10

 

Nene të caktuara të draftligjit për arsimin parauniversitar, po kundërshtohen nga grupe të interesit. Këtë herë qendra shqiptare e asistencës arsimore, ëhstë kundër kryesimit të Këshillit kombëtar të  arsimit parauniversitar nga ministri, dhe nga prefektet në nivel vendor.

"Është një ligj që rregullon atë që quhet pjesa qeveritare. Të tërë instrumentat që funksionojnë duke u paguar. Ne nuk e kuptojmë se si ka mundësi të pranojmë sot se Këshilli Kombëtar i Arsimit tonë parauniversitar duhet kryesuar nga ministri i Arsimit. Ai është organ konsultativ", tha Pëllumb Karameta Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore.

Përfaqësues të shoqatave të fëmijëve, thanë se përcaktimet për shërbimin psikologjik në shkolla janë të vakëta në ligj dhe kanë nevojë të forcohen. 

"Cilësia në arsim që kërkohet në këtë draft ligj të arsimit parauniversitar, përsa i përket rolit të shërbimit psikologjik mbetet për tu diskutuar, sepse ky shërbim i mungon si kriteret për tu afruar, si mënyra e supervizimit, ashtu dhe mënyra e menaxhimit të tij", tha Merita Mece  Kualicioni Kombëtar Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve.

Për risitë e projektligjit informoi në komisinionin parlamentar të ëështjeve sociale zëvëndësministri Halit Shamata. Më përfundimin e seancave dëgjimore, komisioni i arsimit do të filloj shqyrtimin e draftit , ndërsa janë disa nene që kanë gjetur  kundërshtimin e opozitës.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.