Të varfërit pa shtëpi, i penalizon sistemi i pikëzimit

Postuar në 22 Prill, 2012 09:05

Sistemi i pikëzimit i miratuar me konsensus nga të gjithë këshilltarët bashkiakë në Korcë ka lënë jashtë mundësisë për tu pajisur me një banesë familjet e varfra. Në këtë sistem numri më i madh i pikëve i është dhënë të ardhurve, që për një familje me 6 persona duhet të jenë të garantuara maksimalisht 65.040 lek dhe minimalisht 31.074 lek në muaj. 

Por familjet e varfëra nuk e plotësojnë këtë kusht sepse pjesëtarët e tyre janë të gjithë të papunë dhe shumica jetojnë me ndihmë ekonomike apo kempe mjekësore që kanë pagesë shumë më të ulët se minimalja e pikëve të kërkuara.Në këto rrethana premtimi i Bashkisë së Korçës se do t?u jepet përparësi familjeve me probleme sociale,shëndetësore,që banojnë në shtëpitë e pronarëve të vjetër apo me rrezik shembjeje mbetet i parealizueshëm. 

Në Korçë janë ndërtuar 96 apartamente sociale dhe ato shumë shpejt do të jepen me qera 1 vjeçare familjeve që plotësojnë kushtet në sistemin e pikëzimit.Janë 1300  familje që kanë aplikuar për të marrë banesa sociale me qira. Ky sistem i ri  pikëzimi është bazuar në Manualin e hartuar nga Drejtoria e punës në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.