Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjyqi Breivik: Tentova të vrisja kryeministrin

Postuar në 20 Prill, 2012 10:59

Autori i një prej masakrave më të tmerrshme të historisë së njerëzimit në kohë paqeje, Anders Behring Breivik, deklaroi gjatë gjykimit se planifikonte të vriste kryeministrin dhe disa qindra norvegjezë të tjerë, si pjesë e fushatës së tij të terrorit. 

33-vjeçari vrau 77 persona, 69 prej të cilëve nëpërmjet një arme automatike në një kamp të rinjsh dhe tetë të tjerë nëpërmjet një autombombe të vendosur pranë selisë së qeverisë, në Oslo, në korrik 2011.

Reshjet e fundit, përmbytje përsëri në disa zona të Shkodrës

Postuar në 20 Prill, 2012 10:54

Shkodra përmbytet përsëri nga reshjet. 40 banesa të lagjes Vekshar kanë prezencë uji nga 60 cm deri në 1 metër. Ndërkaq 400 ha tokë e mbjellë në disa fshatra përreth ndodhen nën uje, pas reshjeve të dendura gjatë 24 oreve të fundit.

Kjo situatë është krijuar për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese nga ndërtimi i unazës së qytetit në pjesën lindore, e cila është kthyer në digë 3 metër të lartë mbi nivelin e shtëpive. 

Gjoba atyre që shpërndajnë të dhënat personale

Postuar në 20 Prill, 2012 10:51

Pak kohë pas amendimeve në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ku pritet dhe dhjetëfishimi i gjobave për abuzuesit, komisioneri i këtij institucioni u ka bërë apel subjekteve private dhe atyre shtetërore për përmbushjen e detyrimeve. Për periudhën janar- mars të këtij viti inspektorët e këtij institucioni kanë nisur gjobitjen e disa subjekteve për shpërndarje të të dhënave personale; kompani të telefonisë celulare, disa shkolla në vend por edhe institucione shtetërore. 

Gërmime dypalëshe në Apolloni, marrëveshje me francezët

Postuar në 20 Prill, 2012 06:48

Parku Arkeologjik i Apolonisë do të ketë bashkëpunim 5 vjecar me parkun arkeologjik Bibracte të Francës në fushën e gërmimeve, atë të ekspozimit dhe trajnimit të specialistëve. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje, specialistët francezë premtuan ekspozimin e të gjithë iventarit me vlera të rralla për vizitorët.

'Marshimi i të Gjallëve', mijëra përkujtojnë Holokaustin në Auschwitz

Postuar në 20 Prill, 2012 06:45

Disa mijëra njerëz, ku përfshiheshin edhe të mbijetuar të Holokaustit, ecën në mënyrë simbolike nga kampi i vdekjes së Auschwitz-it në kampin Birkenau, për të përkujtuar Ditën e Kujtesës së Holokaustit. 'Marshimi i të Gjallëve' nisi në portën kryesore të kampit të Auschwitz-it, nën tingujt e një briri, dhe përfundoi në Birkenau, një kamp i ndërtuar më vonë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore me qëllimin e zhdukjes së popullsisë hebreje në Evropë dhe të disa kombësive të tjera.

Lagarde: Reformat të zbatohen, pesha e masave mbi të gjithë

Postuar në 20 Prill, 2012 06:42

Zbatimin e reformave nga Greqia, kërkoi Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), zonja Christine Lagarde. 

Vetëm 10% e sërbëve duan anëtarësim në NATO

Postuar në 20 Prill, 2012 06:38

Vetëm një në dhjetë serbë do të pranonte antarësimin e vendit të tij në NATO, ndërsa më shumë se 70% shprehen kategorikisht kundër kësaj mundësie. 

Lajmi u publikua të premten në faqet e së përditshmes “B92”, pas një anketimi të detajuar të kryer në vend.

Ndonëse një votë hipotetike kundër ishte e pritshme, një përqindje kaq e lartë refuzimi tregon qartë se plagët e bombardimeve gjatë Luftës së Kosovës nuk janë mbyllur ende, ndërsa serbët konsiderojnë aleancën ende si përgjegjëse për shumë probleme ekonomike, politike e sociale, që prej vitit 1999.

Bahrein, protesta kundër qeverisë, në prag të Formua 1

Postuar në 20 Prill, 2012 06:35

Në Bahrein janë zhvilluar protesta të mëdha, në prag të garës së Formula 1, të planifikuar për këtë fundjavë. 

Disa qindra njerëz janë konfrontuar me policinë, pasi kanë bërë përpjekje të organizojnë një demonstratë antiqeveritare në kryeqytetin Manama.

Forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe granata tymi, ndërsa protestuesit kanë bërë përpjekje të kalojnë në rrugën kryesore, pranë Ambasadës së Britanisë se Madhe. 

Përkujtohet Holokausti. Izraelitët heshtje për viktimat

Postuar në 19 Prill, 2012 12:03

Izraelitët u ndalën për dy minuta në heshtje ndërsa sirenat e alarmit kumbuan në mbarë shtetin hebre për të shënuar Ditën Kombëtare të përkujtimit të Holokaustit. Në Tel Aviv, dhjetëra demonstrues u ndalën para ambasadës gjermane pikërisht në 10:00  në shenjë respekti për gjashtë milionë hebrenjtë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të protestuar kundër shkrimtarit gjerman Gunter Grass, dhe poemës së tij që ka ngjallur jo pak polemika në vend.

Greqi, zgjedhjet që vendosin për euron

Postuar në 19 Prill, 2012 11:27

Data 6 maj mund të jetë një ditë fatale për euron. Ky është titulli i një analize të revistës ekonomike gjermane ‘Fokus’, e cila lidh frikën e saj me zgjedhjet në Francë dhe sidomos me ato në Greqi që zhvillohen pikërisht në këtë datë. 

Shpërbërja e eurozonës rishfaqet kësaj here përsëri si alternativë e mundshme nga analisti gjerman, sipas të cilit zgjedhjet në këto dy vende, marrin një kuptim tepër të rëndësishëm, sepse do të përcaktojnë fatin e planeve të shpëtimit dhe si rrjedhim të ardhmen e monedhës së përbashkët.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara