Gërmime dypalëshe në Apolloni, marrëveshje me francezët

Postuar në 20 Prill, 2012 06:48

Parku Arkeologjik i Apolonisë do të ketë bashkëpunim 5 vjecar me parkun arkeologjik Bibracte të Francës në fushën e gërmimeve, atë të ekspozimit dhe trajnimit të specialistëve. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje, specialistët francezë premtuan ekspozimin e të gjithë iventarit me vlera të rralla për vizitorët.

"Marrëveshja ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy vendeve tona në administrimin e parkut. Shpresoj që muzeu im në Francë të presë së shppejti një ekspozitë të objekteve të lashta të gjetura në Apolloni. Kemi shumë punë për të bërë për ruajtjen e këtij parku", tha Vincent Guichard, Drejtor i Parkut Bibracte Francë.

Për drejtorin e parkut "Apolonia" ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-franceze janë mjaft frytdhënëse dhe kanë rezultuar me shumë zbulime të rëndësishme.

"Duke finalizuar këtë marrëveshje për pesë vitet në vazhdim ne do të jemi në kontakt të përhershëm me njëri tjetrin dhe në marrëveshje thuhet qartë që do të mbështeten përpjekjet reciproke për gjithçka që ka të bëjë me konservimin, restaurimin dhe vizitueshmërinë e zonave arkeologjike në Apoloni", tha Marin Haxhimilai, Drejtor i Parkut Apolonia.
 
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së  bashkëpunimit ishte e pranishme edhe ambasadorja franceze Kristin Moro e cila ka vlerësuar iventarin e pasur të këtij parku si një shtysë për zhvillimin e turizmit kulturor.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.