Gjoba atyre që shpërndajnë të dhënat personale

Postuar në 20 Prill, 2012 10:51

Pak kohë pas amendimeve në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ku pritet dhe dhjetëfishimi i gjobave për abuzuesit, komisioneri i këtij institucioni u ka bërë apel subjekteve private dhe atyre shtetërore për përmbushjen e detyrimeve. Për periudhën janar- mars të këtij viti inspektorët e këtij institucioni kanë nisur gjobitjen e disa subjekteve për shpërndarje të të dhënave personale; kompani të telefonisë celulare, disa shkolla në vend por edhe institucione shtetërore. 

"Në amendimet që po i bëhen ligjit të mbrojtjes së të dhënave personale aktualisht këto amendime janë duke u diskutuar në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, vlera e gjobës parashikohet të dhjetëfishohet. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje të gjithë subjekteve kontrollues që të përmbushin detyrimin e tyre ligjor për të njoftuar autoritetin e Komisionerit në lidhje me të dhënat personale që ata përpunojnë, në të kundërt do të ketë sanksione administrative në lidhje me mospërmbushjen e këtij detyrimi", tha Igli Pirra, drejtor i marrëdhënieve me Publikun e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas zyrës së komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale numri i ankesave vijon të rritet, ndërsa problematike shfaqet publikimi i të dhënave të subjekteve në forume të ndryshme në internet pa miratimin e tyre. Zyra e mbrojtjes së të dhënave personale funksionon mbi bazën e ankesave që paraqiten për shpërndarjen ose keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve apo bizneseve private dhe shtetërore. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.