Përkujtohet Holokausti. Izraelitët heshtje për viktimat

Izraelitët u ndalën për dy minuta në heshtje ndërsa sirenat e alarmit kumbuan në mbarë shtetin hebre për të shënuar Ditën Kombëtare të përkujtimit të Holokaustit. Në Tel Aviv, dhjetëra demonstrues u ndalën para ambasadës gjermane pikërisht në 10:00 në shenjë respekti për gjashtë milionë hebrenjtë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të protestuar kundër shkrimtarit gjerman Gunter Grass, dhe poemës së tij që ka ngjallur jo pak polemika në vend.
Izraeli e ka deklaruar fituesin e çmimit Nobel në letërsi is "persona non grata " për shkak të një poeme ku përshkryuhej një ish-ushtar SS i cili shihte shtetin hebre si kërcënim për paqen në botë. Në poemën e botuar nga një gazetë gjermane, shkrimtari 84- vjeçar dënonte shitjen e armëve në Izrael e thoshte se nuk duhet të lejohet që izraeli të kryejë sulme ushtarake kundër Iranit.
Me dy minuta heshjte përkujtuan të rënët dhe të mbijetuarit e Holokaustit si ata të azilit ?Shtepia e Moisiut? në Jeruzalem që thonë se për ta brenga e dhimbja është një ndjesi e përditshme. Ndërsa në muzeun përkujtimor të Holokaustit në Yad Vashem, udhëheqësit e Izraelit morën pjesë në një sherbëse përkujtimore.
Pas kumbimit dy minutësh të sirenave Presidenti izraelit Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu vunë kurora në këmbët e monumentit që përshkruan kryengritjen në geton e Varshavës, një nga historitë më të famshme të rezistencës hebreje gjatë Holokaustit.
Përgjatë gjithë ditës, stacionet televizive transmetojnë dokumentarë dhe intervistaa me të mbijetuarit, ndërsa stacionet e radios luajnë muzikë funebër. Rreth 250.000 të mbijetuar të Holokaustit jetojnë në Izrael - rreth gjysma e numrit që mbërritën në vend që nga themelimi i tij në vitin 1948.
Albanian Screen
Add new comment