Arkiv-Lajme të përditësuara
Spanjë, kosto rekord për huamarrjen
Kostoja e Spanjës për huamarrje është rritur mbi nivelin rekord prej 6%, ndërsa bëhet gjithmonë e më e mundur që vendi t’i drejtohet Bashkimit Europian me një kërkesë për një kredi madhore.
Të hënën, vlera e interesit për huatë 10-vjeçare për Madridin zyrtar arriti normën e 6,1%, një rritje e re që ndikohet nga pasiguria që ka përfshirë ekonominë e vendit iberik, që po lufton për të dalë nga recensioni dhe për të ulur normën e papunësisë, më e larta midis vendeve të BE-së (me 23% të spanjollëve të aftë për punë).
Natë e tensionuar në Shkup, kërcënohen shqiptarët
Një automjet i një shqiptari në lagjen Radishan të Shkupit është djegur mbrëmë nga grupet maqedonase, që protestonin për vrasjet e 5 të rinjve pak ditë më parë.
Dhjetëra të rinj, me kapela në kokë kanë qëndruar në rrugët kryesore të Radishanit, nën thirrjet për zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë që ndodhi natën e së enjtes në afërsi të fshatit Smilkovc, informon agjencia e lajmeve INA.
Banorët shqiptarë të kësaj lagjeje e kanë kaluar natën plot shqetësim dhe frikë pasi grupet e protestusve lëshonin herë pas here thirrje kërcënuese për vrasje dhe vdekje.
The Guardian: Duke testuar ujërat në Shqipëri
Gazeta prestigjoze britanike ‘The Guardian’ në një shkrim për mundësitë e turizmit malor në Shqipëri, në shkrimin “Duke testuar ujërat në Shqipëri”, flet për peisazhe mahnitëse dhe relieve të zhveshura.
Varrezat murale, myslimanët kundër: Kurani nuk e lejon
Myslimanët kundërshtojnë idenë e ngritjes së varrezave murale në vend, ide e projektuar nga Bashkia e Tiranës, kurse të krishterët duket se e pranojnë këtë.
Në një tryezë debat të organizuar sot me Bashkinë e Tiranës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare kreu i myslimaneve Selim Muca tha se Kurani për myslimanët lejon vetëm varrimin në tokë. “Varrezat murale të papranueshme, bashkia të sigurojë hapësira të reja në periferi ose në fshatra”,- është shprehur Selim Muca
Itali, një i vetëvrarë çdo katër ditë
Një vetëvrasje çdo kater dite. Eshte kjo shifra e rëndë e vetëvrasjeve të biznesmenëve në Itali për shkaqe ekonomike.
Nga te dhenat me te fundit del se nga fillimi i vitit 23 biznesmene kane vrare veten, viktima te presionit te madh psikologjik dhe pamundesise per te perballuar shpenzimet per pagimin e borxheve, taksave dhe rrogave.
Frikë nga euro, BSH: Shqiptarët depozita në lekë
Kriza e eurozonës i ka bërë shqiptarët më spetikë ndaj monedhës europiane. Ndaj ata kanë zgjedhur të mbajnë kursimet e tyre në monedhën vendase. Situata e paqartë për të ardhmen e euros, ka nxitur shqiptarët të rrisin besimin ndaj monedhës shqiptare dhe ti depozitojnë paratë në lekë.
Burim infeksionesh, spitali i Vlorës kërcënim për pacientët
'Krishti u ngjall!' Sivjet Pashkë më 'modeste' në Greqi
Mijëra besimtarë nxituan mbrëmë para mesnatës në kishat e Greqisë për të marrë dritë dhe për të dëgjuar lajmin e mirë të Ngjalljes së Krishtit. Ata dëgjuan në heshtje "Krishti u Ngjall" dhe me qirinj në duar morën Dritën e Shenjtë, dhanë puthjen e Dashurisë dhe e çuan këtë dritë në shtëpitë e tyre.
Drita e shenjtë mbërriti nga Kisha e Jerusalemit, në Athinë, me një avion qeveritar, mbrëmë pak pas orës 20 00 dhe u shpërnda më pas në gjithë kishat e vendit.
Fishkezjarret pas mesnate e zbukuruan dhe e ndezën më shumë atmosferën e ringjalljes së Krishtit.
100 vjet nga mbytja e Titanikut
100-vjetori i Titanikut përkujtohet të dielën me një seri ceremonish në të gjithë botën, përfshi edhe kantierin detar ku u ndërtua transoqeaniku në Belfast.
Një ceremoni përkujtimore u realizua edhe në Atlantik, në vendin ekzakt në të cilin u mbyt anija më e madhe e kohës, tragjedi që i kushtoi jetën 1 512 viktimave.
Las Vegasi, San Diego, Hjuston, Singapori, Irlanda dhe Britania janë midis vendeve ku 100-vjetori ka mbledhur me mijëra persona, të cilët kanë vendosur lule dhe janë lutur, në muzetë dedikuar “Titanikut”.
Grekët: Nuk do të lejojmë hapjen e degës së Aleancës Kuq e zi në Himarë
Sajti himara.gr ka qenë i pari i cili ka publikuar lajmin për përgatitjet e Aleancës Kuq e Zi për të hapur degën e saj në Himarë. Madje, në këtë shkrim është përmendur dhe emri i personit i cili përflitet të jetë në krye të kësaj dege, i cili sipas himara.gr do të jetë Irakli Gjiçali.
Por nga ana tjetër, Gjiçali i kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" e ka mohuar këtë fakt duke deklaruar se nuk ka asnjë plan për të qenë në krye të Aleancës Kuq e Zi dhe se të gjitha ato që janë shkruar janë vetëm trillime.