Varrezat murale, myslimanët kundër: Kurani nuk e lejon

Myslimanët kundërshtojnë idenë e ngritjes së varrezave murale në vend, ide e projektuar nga Bashkia e Tiranës, kurse të krishterët duket se e pranojnë këtë.
Në një tryezë debat të organizuar sot me Bashkinë e Tiranës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare kreu i myslimaneve Selim Muca tha se Kurani për myslimanët lejon vetëm varrimin në tokë. “Varrezat murale të papranueshme, bashkia të sigurojë hapësira të reja në periferi ose në fshatra”,- është shprehur Selim Muca
Përfaqësues të komunitetit katolik propozuan dy rrugë, varreza private sipas feve ose mënyrën e varrosjes sipas dëshires së familjarëve.
Përfaqësues të ortodoksëve ranë dakort për varrezat murale, por sipas tyre kur të vijë koha zhvarrosjet të kryhen në prezencë të priftërinjve.
Në përfundim të debatit nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti u shpreh se Bashkia synon një zgjidhje me dakortesinë e të gjithëve. Sipas tij varrezat murale mund të nisin fillimisht me varrezat e vjetra. Ai la të hapur edhe mundësinë për varret komunitare, ndërkohë që nuk përjashtoi dhe mundësinë e gjetjes së trojeve të reja.
Ballkanweb.com
Add new comment