Arkiv-Lajme të përditësuara
Mot i keq, përmbytje në Krujë
Ujërat e zeza në plazh, ndjekje penale subjekteve
Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe ndermarrja e ujesjelles kanalizime ne Durres kane nderhyre per te ndaluar derdhjen e ujerave te zeza ne det. Pas publikimit te lajmit se ne sektorin Apollonia ne plazhin e Durresit ka rrjedhje te ujerave te zeza drejt detit, inspektore te mjedisit si dhe te ujesjelles-kanalizimeve kane bllokuar pikat qe shkaktojne ndotjen e detit Kreu i agjencise rajonale te mjedisit Ramazan Kalia ehste shprehur se ne kete pike te plazhit situata eshte e rende dhe ka paralajmeruar se subjektete qe ndotin detin dhe mjedisin do te dergohen per ndjekje penale.
Abuzimet me fëmijët, prindërit nuk denoncohen
Shumë fëmijë edhe pse mund të jenë viktima të dhunës në familje apo që shfrytëzohen për punë, nuk denoncojnë prindërit e tyre. Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve informohet për raste të tilla, por kur ato referohen në organet përkatëse, fëmijët nuk tregojnë. Kjo bën që rastet të mos marrin zgjidhje dhe të përsëriten.
Koreja e Veriut nuk dorëzohet
Koreja e Veriut nuk është dorëzuar pas dështimit të lëshimit të raketës-satelit. Nga vendi aziatik vijnë lajme të reja për një raketë ndërkontinentale që regjimi komunist po realizon.
Lajmin e bën të ditur televizioni koreano-jugor YTN, që citon burime pranë shërbimeve sekrete, që thonë se vektori i ri është testuar 4 herë në 16 javët e fundit.
Tregu valutor, forcohet Euro
Euro i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur sot vlerën e 140.20 lekëve. Ndërkohë që dollari blihet me 106.30 lekë dhe shitet me 106.60 lekë.
Kambistët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 32 cent, por edhe për shkak të rënies së dëgesave të emigrantëve.
Shpërndarja e Kuranit shqetëson Qeverinë gjermane
Qeveria gjermane thotë se ka marrë “shumë seriozisht” iniciativën e grupit radikal Salafist për të shpërndarë falas miliona përkthime të Kuranit në rrugët e qyteteve të Gjermanisë.
Fushata, e organizuar nga aktivistët e Salafistit, si dhe nga biznesmeni Abu Nagi dhe grupi i tij “Religjioni i vërtetë”, ka nisur në tetor të vitit të kaluar, por polemikat kanë nisur të shpërfaqen vetëm së fundmi.
Salafistët i përkasin fraksionit ultra-konservator brenda Islamit Sunit.
Autoritetet gjermane të sigurisë thonë se islamistët më të dhunshëm janë ndjekës të Salafistmit.
Britani, rrjetet shqiptare të drogës
Njësia e Policisë Britanike kunder Krimit te Organizuar ka vënë nën pranga disa anëtarë të dy rrjeteve kriminale që furnizonin dhe shpërndanin drogë në Londër dhe Edinburg, duke kapur sasira të mëdha monetare të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kokainë.
Shkon në afro gjysmë milion stërlina, sasia e parave të thata të kapura në flagrancë në posedimin e shqiptarëve të survejuar prej muajsh, si dhe sasira të konsiderueshme droge të klasit A, kokainë, e destinuar për tregun britanik.
Siri, viktima mes protestuesve
Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara po shqyrton mundësinë e dërgimit të vëzhguesve, disa persona u qëlluan për vdekje gjatë protestave të së premtes në Siri.
Forcat e sigurisë goditën në ajër për të shpërndarë turmat në disa zona të vendit, por disa prej protestuesve nuk i shpëtuan shënjestrës së armëve.
Parku i Spitallës, 67.5 ha për 1 euro
Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për zhvillimin e parkut industrial të Spitallës, i cili do të shtrihet në një hapësirë prej 67.5 hektarësh, terren që do t’u kushtojë subjekteve që do të angazhohen në zhvillimin e zonës vetëm një euro. Përmes një vendimi të publikuar dje në fletoren zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikë si autoritetin kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien e statusit të zhvilluesit të Parkut Industrial, në një territor prej 67.5 hektarësh, në Zonën Ekonomike Spitallë, Durrës.
Mitrovicë, shqiptarët heqin barrikadën serbe
Arkiv
Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.
Top Channel mëson se në një rrugë pranë Leposaviçit, banorët shqiptarë kanë ndërhyrë me ekskavator për të hequr një barrikadë që izolonte katër fshatra, përkatësisht Koshtocën, Vllahinë, Bistricën dhe Cerrajën, fshatra me popullsi kryesisht shqiptare.