Ujërat e zeza në plazh, ndjekje penale subjekteve

Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe ndermarrja e ujesjelles kanalizime ne Durres kane nderhyre per te ndaluar derdhjen e ujerave te zeza ne det. Pas publikimit te lajmit se ne sektorin Apollonia ne plazhin e Durresit ka rrjedhje te ujerave te zeza drejt detit, inspektore te mjedisit si dhe te ujesjelles-kanalizimeve kane bllokuar pikat qe shkaktojne ndotjen e detit Kreu i agjencise rajonale te mjedisit Ramazan Kalia ehste shprehur se ne kete pike te plazhit situata eshte e rende dhe ka paralajmeruar se subjektete qe ndotin detin dhe mjedisin do te dergohen per ndjekje penale.
"Faji mbetet tek firma ndërtuese dhe tek bashkia që ka bërë kolaudimin e pallatit, nëse e ka bërë. Ne jemi në verifikim të kësaj situate, do të vazhdojmë me penalizimin, qoftë me gjoba, apo ndoshta dhe me ndjekje penale nëse do vazhdojë kështu", thotë Ramazan Kalia, kreu i ARM Durres.
Perfaqesuesi i ndermarrjes se ujesjelles-kanalizime ka bere te ditur se ne bllokun e pallateve qe gjendet ne kete zone te plazhit firmat ndertuese nuk kane respektuar kushtet teknike.
"Është një zonë që është turp të derdhen ujërat e zeza në det, sepse është një zonë tërësisht me rrjet kanalizimesh. Por është faji dhe papërgjegjësi e investitorit", shprehet Franc Stajka, drejtor teknik i Ujesjelles-Kanalizime.
Zona e plazhit ne Durres prej vitesh eshte mbipopulluar nga ndertime te reja. Lejet e ndertimet qe jane dhene per shume vite rresh kane nisur te ndertohen me ritme te larta ne dy vitet e fundit. KRRT-ja bashkise se Durresit qe nga muaji shtator i vitit te kaluar nuk funksionin me dhe rrjedhimit nuk jane dhene me leje ndertimi, por nga ana tjeter ndertimet vazhdojne te ngrihen pothuajse gjate gjithe vitit.
Albanian Sceen
Add new comment