Mot i keq, përmbytje në Krujë

Rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në zonën e Krujës, ku si rrjedhojë e tejfryrjes së lumit Ishëm, janë përmbytur disa zona të tëra të banuara e toka bujqësore. Mesditën e së dielës, burime policore u shprehën se 15 shtëpi ndodhen të rrethuara nga uji në fshatin e Mërçinit, ku situata po vëzhgohet me vëmendje dhe po konsiderohet shpërngulja e banorëve të kërcënuar nga përmbytja. Gjithashtu, me dhjetëra hektarë toka të kultivuara janë shkatërruar në zonat rurale, duke dëmtuar rëndë edhe ekonominë e zonës. Shqetësues paraqitet fakti që rreshjet e dendura të shiut vazhdojnë të bien me një intensitet të lartë, duke ndihmuar në rritjen e prirjeve të Ishmit. top-channel.tv
Add new comment