Sindikatat protestë më 1 maj para qeverisë

Konfederata e Sindikatave të pavarura të Shqipërisë ka nisur bisedimet me grupe shoqërore, organizata e lëvizje të ndryshme për organizimin e një proteste massive në bulevardin e madh, para selisë së kryeministrisë më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Kreu i konfederatës, Kolë Nikollaj në një prononcim për Top News tha se ndryshe nga vitet e kaluara, kjo protestë do të jetë një zë i fuqishëm i të gjitha shtresave të shoqërisë kundër padrejtësive dhe shkeljes së të drejtave që sipas tij që po bën sot qeveria aktuale
Nikollaj tha se kjo protestë do të rrisë vetëdijen qytetare për të kërkuar të drejtat e tyre, për të denoncuar padrejtësitë dhe për të vënë para përgjegjësisë të zgjedhurit e tyre, të cilët kujtohen për elektoratin dhe problemet e tij vetëm në fushatat elektorale.
top-channel.tv
Add new comment