Himarë, prishen ndërtimet pa leje, Bollano: U dhunuan 7 minoritarë

Tensionohet situata në Himarë, teksa bëhet e ditur se 7 banorë të këtij qyteti janë dhunuar nga ana e Policisë Ndërtimore, gjatë aksioneve të nisura prej disa ditësh për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Lajmi në fjalë konfirmohet nga ana e ish-kreut të Bashkisë së Himarës, njëkohësisht Kryetari i organizatës OMONIA, Vasil Bollano, i cili i kontaktuar nga "GSH" ka bërë të ditur se ditën e enjte, një grup personash kanë sulmuar Ilia Stramarkon dhe persona të tjerë të familjes së tij. Më tej, ai ka shtuar se prishja e këtyre ndërtimeve është duke u bërë në mënyrë selektive. Ndër të tjera, kreu i OMONIA-s, ka deklaruar se ai është kundra këtij aksioni për vetë periudhën kur po realizohet, pasi sipas tij, ndodhemi vetëm pak muaj larg sezonit turistik, i cili do të ndikohet nga këto prishje.
"Momenti që përzgjidhet të realizohet ekzekutimi i këtyre vendimeve, në një kohë që pritet të miratohet Plani i Përgjithshëm Rregullues i Bashkisë Himarë; kur jemi në prag të sezonit turistik dhe kur jemi në kushte të një krize ekonomike që ka mbërthyer të gjithë botën e zhvilluar, njëkohësisht edhe Shqipërinë, sepse dihet që një pjesë jeton dhe punon në Evropë. Për këto arsye, mendimi ynë është që nuk ishte momenti i përshtatshëm për të realizuar këtë aksion.", - u shpreh kreu i OMONIA-s.
Thimi Samarxhiu
Ballkanweb.com
Add new comment