Arsimi parauniversitar, diskutim me grupet e interesit

Projektligji i arsimit parauniversitar do të shqyrtohet sot nga komisioni i medias, bashkë me grupet e interesit. Avokati i Popullit, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Alternativa Civile do të japin mendimet e tyre lidhur me ndryshimet në ligj.
Një ditë më parë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj prezantoi ndryshimet. Në projektligj parashikohet që gjuha e huaj të jetë provim i detyrueshëm që në 9-vjeçare, dhe në gjimnaz. Ndërsa do të fillojë të mësohet që në klasë të tretë. Ndërsa gjuha e dytë do të nisë të mësohet në klasën e shtatë.
Albanian Screen
Add new comment