Paradë gjigande. Irani demostron forcën ushtarake

Postuar në 17 Prill, 2012 06:54

Irani shënon Ditën Kombëtare të Ushtrisë me një paradë gjigande  ku demosntroi forcën ushtarake. Pamjet televizive të transmetuara nga media shtetërore treguan një shumëllojshmëri tankesh, artilerie, raketash e avionësh pa pilot si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore. 

Në faqen e saj anglisht, televizioni shtetëror Press TV bënte të ditur se në këtë mënyrë vendi demonstronte "aftësitë e veta ushtarake". Press TV shtoi se vendi ka bërë përparime të mëdha në sektorin e mbrojtjes në vitet e fundit.

Më herët këtë javë, bisedimet rifilluan mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth programit bërthamor të Teheranit, të cilin Perëndimi dyshon se e përdor për të zhvilluar teknologji bërthamore të armëve, ndërsa Irani insiston se është vetëm për prodhimin e energjisë dhe aplikimet mjekësore. Ndërkohë sot Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit  takohen në Doha, për të diskutuar mosmarrveshjet  territoriale ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit. 

Të dyja shtetet pretendojnë sovranitetin territorial mbi tre ishujt në jug të Gjirit. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka zemëruar Emiratet e Bashkuara javën e kaluar, me vizitën e tij në njërin nga ishujt- Abu Musa- ku ka deklaruar se "Gjiri Persian është pers". Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thirrur ambasadorin e Iranit në Abu Dabi, kanë tërhequr ambasadorin e tyre në Teheran dhe kanë paraqitur notë proteste në Kombet e Bashkuara.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Hangshin kokat e njeri tjetrit.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.