Ristovski: Enciklopedia antishqiptare maqedone asnjëherë s’është tërhequr

Postuar në 02 Prill, 2012 04:55

Ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase, akademik Bllazhe Ristovski ka theksuar se gjysma e kopjeve të kësaj enciklopedie janë shitur dhe gjysma presin të dalin në treg. Në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik” në Shkup, ai ka theksuar se Enciklopedia Maqedonase asnjëherë nuk është tërhequr, por vetëm është bërë stopimi i përkohshëm i shpërndarjes së një pjese të tirazhit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia maqedonase INA.

Akademiku ultranacionalist maqedonas thekson se nuk heq dorë nga kjo enciklopedi dhe se ajo sipas tij ka marrë mbështetje dhe ka qenë e pranueshme për shumicën, edhe përkundër përmbajtes së saj fyese për shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Kjo Enciklopedi mbetet një nga projektet më të mëdha dhe më serioz shkencor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, që në formë të shkruar e kam nxitur që ta nisim që nga viti 1999, ndërsa fillimi i punëve ka nisur nga viti 2002. Dhe atëherë kjo punë nuk ka pasur lidhje me asnjë parti politike”, ka theksuar akademiku Ristovski.

Sipas tij, vetëm Qeveria e kryeministrit Gruevski ka siguruar mjetet për të mbështetur këtë libër shkencor. “Në vjeshtën e vitit 2005, Gruevski ishte për vizitë dhe aty u shtrua çështja e mjeteve financiare. Unë i shpjegova se kemi ndërmend të përgatisim një version të shkurtër të enciklopedisë dhe ai na siguroi ndihmën menjëherë sapo u bë kryeministër. Ne kemi lutur të gjithë ish-kryeministrat, por ata vetëm premtonin”, theksoi kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase.

Gjysma e tirazhit të kësaj enciklopedie gjendet në shtëpinë botuese “Skenpoint” dhe se sipas Ristovskit pritet lëshimi i tyre në treg.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.