Papunësia në Eurozonë, nivel të ri rekord

Postuar në 02 Prill, 2012 05:09

 Papunësia në Eurozonë ka arritur një nivel të ri rekord. Për muajin shkurt papunësia në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët arriti në 10.8 për qind, nga 10.7 që ishte në janar. Ky është dhe niveli më i lartë që nga koha e hedhjes në treg e euros në vitin 1999. Sërish, Spanja ka nivelin më të lartë të papunësisë, me 23.6 për qind. Sakaq, një tjetër raport konfirmonte se aktiviteti në industri u kontraktua në muajin shkurt. Franca ka qenë vendi që ka shënuar rënien më të madhe, ku aktiviteti i industrive ra në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit. Pak ditë më parë, ministrat ranë dakord të rrisnin fondin e shpërtimit të zonës euro në 800 mld euro nga 500 që ishte.

 

Albanian Screen
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.