Shfuqizoni 10 % e padive, KSHH: Shkel të drejtat e njeriut

Postuar në 29 Mars, 2012 13:12

Për çdo padi që qytetarët kërkojnë dëmshpërblim financiar në gjykatë, ata detyrohen të paguajnë 10 përqind të vlerës që pretendojnë. Madje, ky 10 përqindësh duhet të paguhet dhe nuk i kthehet paditësit edhe në rastet kur kërkesa për dëmshpërblim nuk pranohet nga gjykata. Por kjo tarifë, e cila është vendosur nëpërmjet një udhëzimi të ministrit të Drejtësisë dhe atij të Financave, konsiderohet si një shkelje e rëndë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. 

Kryetarja e këtij komiteti, Vjollca Mecaj kërkon shfuqizimin, pasi sipas saj, cënohen rëndë të drejtat e njeriut.

"Ky paradoks që ndodh në legjislacionin shqiptar duhet të marri fund. Unë i bëj thirrje nga kjo intervistë ministrit të Drejtësisë të shikojë qendrimin e tij sepse ai është koleg, është jurist dhe më mirë se të tjerët duhet të kuptojë se udhëzimi që ka nxjerrë për tarifat që duhet të paguajnë njerëzit, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre, veçanarisht kur këto të drejta janë cënuar nga administrata publike, ky është një nonsens i madh. Nëse nuk e ndryshojnë këtë udhëzim, çështja do të shkojë në gjykatë të Strasburgut, do ti shkojmë kësaj gjëje deri në fund",- deklaron Vjollca Mecaj, drejtore ekzekutive e KSHH.
 
Sipas saj, kjo është një tjetër shkelje e të drejtave të njeriut dhe një dëm ekonomik që u shkaktohet qytetarëve nga administrata shtetërore. Në rastet kur padia bëhet kundër institucioneve shtetërore, dëmi është i dyfishtë. 

Në shumë raste, 10 tarifës ka frenuar ata që kanë fituar të drejtën në gjykatë, që të kërkojnë dëmshpërblimin e tyre.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.