Rumani, ish-kryeministri Nastase dënohet për shantazh

Postuar në 31 Mars, 2012 05:37

Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase u dënua sot me tre vjet burg me kusht për shantazh, pas një procesi gjyqësor të hapur në vitin 2006 dhe u që ndoq nga afër nga Bashkimi Evropian.

Ish-kreu i qeverisë socialdemokrate gjatë periudhës 2000-2004, u dënua me akuzën për korrupsion. Ai ishte akuzuar se kishte marrë ryshfet, me një vlerë totale 630 000 euro nga pronarja e një shoqërie ndërtimi, Irina Jianu, të cilën ai e kishte emëruar në krye të Inspektimit të Punëve Publike.

Ai u akuzua gjithashtu për shantazh kundrejt një ish-konsulli të Rumanisë në Hong Kong, i cili u bë një dëshmitar kyç në këtë proces gjyqsor.

Nastase, 61 vjeç, aktualisht deputet i partisë opozitare "PSD", i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, i ka kundërshtuar gjithmonë këto akuza, duke theksuar se ai ishte viktimë e një çështjeje politike. Avokati i tij menjëherë njoftoi se do të apelojë dënimin.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.