Elbasan, shfrytëzimi i inerteve rrezikon urën

Postuar në 04 Prill, 2012 07:16

Shfrytëzimi i inerteve në perroin e Kushës është kthyer në një problem  serioz për banorët e fshatit Kozan. Mjetet e rënda kanë nisur që të gërryejnë edhe afër një ure, mjaft të amortizuar, duke rrezikuar shembjen e saj. 

Banorët kërkojnë ndaljen e shftrytëzimit të këtij baseni ujor, pasi në të kundërt rrezikojnë që pesë  fshtara të mbeten të izoluar. Kryepleqtë e fshatrave pretendojnë se inertet e përfituara nga shtrati i përroit përdoren për shtrimin e punimeve të rrugës ne tunelin Elbasan-Tiranë. 

Ura e cila tashmë ka nisur të dalë jashtë funksionit është një domosdoshmëri jetike  edhe për nxënësit e shkollës së ciklit  9 -vjeçar të këtij fshati.

Përroi i  Kushës, gjatë periudhës me reshje shiu bëhet tepër i rrezikshëm dhe e rrëmbyeshëm. Një vit më parë ky basen ujor shkaktoi përmbytje masive në Komunën e Bradasheshit dhe varrezat e  kësaj zone. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.