Prishja e ndërtesave për By pass-in e Shkozetit, protestojnë banorët

Postuar në 03 Prill, 2012 09:43

Për hapjen e terrenit për ndërtimin e by passit të Shkozetit janë prishur gjatë kësaj të marte edhe 6 objekte të tjera në unazën e Shkozetit. Në aksionin e shembjes së këtyre objekteve kanë qenë të pranishëm Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar dhe policia e rendit. Banoret e ndertimeve qe jane shembur kane kundërshtuar aksionin duke deklaruar se disponojne dokumentacionin e plote per pronesine e objekteve, nderkohe qe nuk jane shpronesuar per shembjen e tyre.

Burime nga inspektoriati ndertimor kane bere te ditur se ndertimet qe jane shembur ne ketë aks rrugor kane qene pengese per ecurine e punimeve ne ndertimin e baipasit te shkozetit dhe per kete arsye eshte kerkuar edhe ndihma e policise. Per prishjen e ndertimeve ne fjale ka dale vetem nje dite me pare nje VKM shtese per shpronesimin e ndertimeve qe po shemben buze rruges. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.