Papa: Të shugurojmë gratë? Nuk jemi të autorizuar

Postuar në 05 Prill, 2012 04:55

Për Papa Ratzinger "kisha e sotme" përshkohet nga sinjale revolte. Në predikimin e mbajtur në San Pietro, ati i shenjtë u ndal kryesisht në atë çfarë po ndodh në Austri duke treguar se pikërisht në këtë vend "një grup priftërinjsh kanë publikuar një apel për mosbindje, duke sjellë në të njëjtën kohë shembuj konkretë se si mund të shprehet kjo mosbindje si përshembull çështja rreth shugurimit të grave, çështje për të cilën papa Xhovani Paolo II ka deklaruar në mënyrë të patjetërsueshme se Kisha nuk ka asnjë autorizim nga zoti".

"Duam tu besojmë autorëve të një apeli të tillë kur pohojnë se janë vënë në lëvizje nga shqetësimi i Kishës; se janë bindur që duhet përballuar ngadalësia e institucioneve me mjete drastike për të hapur rrugë të reja për të sjellë kishën në lartësinë e sotme"- tha ati i shenjtë, por kjo sipas tij nuk justifikon qëndrime të tilla. "Mosbindja është me të vërtetë një rrugë?"- shtroi pyetjen Ratzinger.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.