Dorëzohen vendorët: Nuk kemi fonde për pastrimin

Postuar në 04 Prill, 2012 07:44

Bashkitë dhe komunat e Qarkut të Shkodrës nuk kanë mjaftueshëm fonde për pastrimin e mbeturinave nga territoret e tyre. Mungesën e financimeve, përfaqësues të pushtetit vendor e bënë publike gjatë një takimi me Prefekten e Shkodrës, Voltana Ademi. Mbledhja për të përcaktuar prioritetet për pastrimin dhe heqjen e mbetjeve urbane, vjen pas vendimit të Këshillit të Ministrave për një Shqipëri të pastër deri më 20 prill.

"Është e pamundur në kushtet e sotme realizimi i një vendimi që qeveria shqiptare ka kërkuar për sjelljen e mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit. Kjo jo vetëm për arsyen financiare që janë themeli i të gjitha problemeve  po dhe për arsye të largësisë", tha Beqir Arifaj, kryetar i Bashkisë Pukë.

"Dyert e landfillit do ti hapja pa asnjë lekë kosto për të  depozituar atje, por të fillojmë ta bëjmë njëherë. Atëherë të bëjmë plane për të llogaritur mirë koston e shërbimit", tha Arben Gjuraj, Kryetari i komunes Dajc.

"Skemi miratuar buxhet për të zgjedhur punëtorë për të pastruar nëpër livadhe. Na keni lënë një 10 për qindësh që e keni fiksuar për arrorët, ta çojmë tek mbledhja e mbeturinave", u shpreh Pashko Ujka, Kryetar komuna Velipoje

"Problemi më i madh është tek pallatet, ku është zonë shumë e banuar dhe aty nuk mblidhet as taksa e pastrimit, sepse ata janë 100 për qind me ndihmë ekonomike. Ne e kemi mbështetur dhe financat mbi bazën e vjeljes së taksave", tha Ahmet Omi, N/kryetar bashkia Shkoder.

Paralelisht me pastrimin e territorit nga mbetjet urbane, kryekomunarët kanë kërkuar mbeshtetjen e qeverise ne sigurimin e ujit te pijshem permes ujesjellesave dhe jo shpimeve individuale, pasi komunat që kanë qenë të përmbytura kanë prezent rrezikun e ndotjes se ujërave nëntokësore.

Bruna Gjoka 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.