Gjirokastër, vreshtarët s'kanë ku shesin prodhimin

Postuar në 04 Prill, 2012 07:46

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës janë më shumë se 400 fermerë të vreshtarive, të cilët e kanë të vështirë të shesin prodhimin, pasi në treg qarkullojnë me dhjetëra tregtarë abuzivë të pijeve alkoolike. 

Kjo sipas Balil Binerit, specialist agronom pranë Drejtorisë së Bujqësisë është një ndër shumë arsyet që po kufizojnë interesin për vreshtat. 

Ndërkaq vreshtaria në qarkun e Gjirokastrës po kërcenohet çdo vit nga dy sëmundje të kësaj bime hiri dhe vrugu, dëmtues natyrorë që shkëterrojnë prodhimin deri në masën 70 – 80 për qind.

Njohuritë e pakta rreth kësaj kulture, kostoja e lartë e mirëmbajtjes dhe kimikateve ka bërë që dhjetëra ha sipërfaqe vreshti të shkatërrohen apo të mos jenë produktive. Kostoja e një spërkatjeje për hektar sipas specialistëve shkon në 12 mijë lekë të reja ndërsa një fermer duhet të kryejë të paktën 6 të tilla përgjatë gjithë vitit. Megjithatë edhe këtë vit në fazën e përmbylljes së kërkesave për subvencione të paktën 20 fermerë të mëdhenj sipas drejtorit Shemsho Lamaj kanë kërkuar mbështetje për vreshtat e tyre.

Sipas specialistëve të bujqësisë në të gjithë qarkun kjo kulturë traditcionale e zonës ka pasur një tendencë rritje deri në vitin 2010, ku sipërfaqja arriti në 800 hektare, pas këtij viti nuk ka më rritje ndërsa vërehet braktisje dhe degradim i disa varieteteve. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.