Denoncimet e vdekjeve, Abazaj: 89 ankesa për mjekët

Postuar në 04 Prill, 2012 12:42

Shumë mjekë japin ilaçe që nuk janë në listën e rimbursueshme, ndërsa neglizhenca e disa të tjerëve mund të ketë çuar deri në vdekjen e pacientëve. Këto janë ankesat kryesore të depozituara pranë institucionit të Urdhërit të Mjekut nga pacientët.

Për vitin 2011 deri në mars të këtij viti ka pasur 89 ankesa të pacientëve. Padi penale është ngritur për 7 mjekë prej tyre, 4 kanë dalë të pafajshëm, ndërsa çështjet e tjera janë ende nën gjykim.

Sipas presidentit të Urdhërit të Mjekut Abazaj sqaron se gabimet e mjekëve jo gjithmonë mund të kenë ndodhur për faj të tyre, pasi në institucionet shëndetësore ku ata punojnë, mungojnë kushtet.
Shkak tjetër, janë edhe vetë drejtuesit e institucioneve shëndetësore që nuk janë të aftë të menaxhojnë dhe të monitorojnë shërbimet që mbulojnë.

Ankesat më të mëdha janë në drejtim të mjekëve të kryeqytetit, e jo pak po 65 nga 89 gjithsej të tilla. Ndërsa pjesa tjetër e ankesave janë për mjekët e spitaleve të rretheve.

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.