Lunacek: Kosova nën flamurin e saj në Lojërat Olimpike

Postuar në 01 Prill, 2012 05:08

Nuk ka asnjë pengesë që Kosova të paraqitet në lojërat olimpike "Londra 2012". Kështu ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, në një prononcim për mediat serbe. 

Lunacek ka thënë se dëshiron që sportistët e Kosovës t'i bashkojë nën flamurin e shtetit të tyre dhe në këtë mënyrë t'i përfaqësojë para botës.

Eurodeputetja ka propozuar amendamentin që Parlamenti Evropian t'i bëjë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që Kosovës t'i lejohet paraqitja në LO "Londra 2012". Ky amendament është aprovuar në kuadër të Rezolutës për Kosovën që PE-ja e votoi të enjten.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.