OKB: Rriten me 20 % kërkesat për azil

Kërkesat për azil në vendet e industrializuara janë rritur me 20 itin e kaluar, pasi shumë njerëz janë larguar nga vendet në krizë, siç ishte Tunizia apo zonat e konfliktit si Afganistani. Siç bën të ditur Agjencia e OKB-së për Refugjatët me seli në Gjenevë, rritja më e madhe është shënuar në pjesën jugore të Evropës. Numri i azilkërkuesve në këtë rajon është rritur për 87 apo 66 mijë, ndërsa numri më i madh i kërkesave është bërë në Itali dhe Turqi. Vitin e kaluar rreth 440 mijë njerëz kanë kërkuar azil në vendet e zhvilluara. Grupet më të mëdha kanë qenë nga Afganistani, Kina, Iraku, Serbia, Kosova dhe Pakistani.
Albanian Screen
Add new comment