Tryeza e LGBT ‘Shoqëria civile në mbrojtje të të dretave të njeriut’

Postuar në 28 Mars, 2012 04:11

Tre organizatat kryesore pёr tё drejtat LGBT nё Shqipёri, (Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri”, “Aleanca Kundёr Diskriminimit LGBT”, “Tё Bashkuar Pro Kauzёs LGBT”), organizojne sot në Tiranë tryezёn e diskutimit me temёn: “Shoqёria Civile nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri”. 

Tryeza vjen pas deklaratës së zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia, njëkohësisht kryetar i Partisë Lёvizja e Legalitetit, kundër paradës së komunitetit LGBT në Tiranë, e cila do të zhvillohet me 17 maj. 

“Deklaratat e bёra nga Z. Ekrem Spahia dhe pёrfaqёsitё politike nuk pёrbёjnё vetёm njё shkelje tё tё drejtёs sё mbledhjes, associmit dhe fjalёs, por cёnojnё nё themelet e saj lёvizjen e tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri, duke tentuar tё krijojnё ndasi dhe nxitur urrejtjen e shoqёrisё ndaj njerёzve pёr shkak tё orientimit seksual apo identitetit gjinor”,- thuhet në njoftimin e oraganizatave për të drejtat e LGBT nё Shqipёri.

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.