Sigurimi i automjeteve, kompanitë: Tjetër rritje çmimi

Shoqëritë e sigurimeve kërkojnë përsëri të rrisin çmimin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve me pretendimin, se nuk arrijnë të paguajnë dëmet.
Byroja e sigurimeve në një analizë të tregut shqiptar bëri të ditur se Shqipëria është vendi me tregun më të ulët në rajon për sa i përket sigurimeve dhe paguan vetëm 18 euro për frymë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi raportin prime-dëme, në 36 mohuan nga shoqëritë e sigurimit.
"Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka 5 vjet që e ka keqinformuar Parlamentin, komisionin e Ekonomisë duke i dhënë shifra që nuk janë reale në raportin prime-dëme duke pjestuar vlerat e primeve me vlerat e dëmeve, kur primet para liberalizimit të tregut kanë qenë shumë informale. Dëmet kanë qenë reale kur në të vertetë raporti prime-dëme është 94 ka qenë në 2011 dhe kartoni jeshil është 118 deklaroi Avni Ponari, kryetari i Byrosë së Sigurimeve.
Aktualissht në Shqipëri paguhet mesatarisht 9900 lekë në vit për sigurimin e detyrueshëm.
Kompanitë e sigurimit në shkurt të 2012 dyfishuan tarifat e pagesës për sigurimin e detyrueshëm dhe kjo rritje nuk u prit mirë nga qytetarët. Kreu i Byrosë së Sigurimve, Avni Ponari tha se në të ardhemn tregu e ka të pamundur të paguajë dëmet, ndaj lind nevoja e rritjes së çmimit.
Në 2011 u paguan 6194 dëme, me një vlerë prej 1 miliardë lekë.
Albanian Screen
Add new comment