Trojka raporton në PE: Nuk ka "ilaç" tjetër për Greqinë

Ashtu sic ishte njoftuar, përfaqësues të Trojkës ishin dje para Komisionit për aspektet ekonomike dhe sociale të Parlamentit Evropian, ku iu dhanë përgjigje pyetjeve të deputetëve mbi politikën ekonomike të aplikuar ne Greqi.
Komisioneri për Çështjet Ekonomike, Olli Rehntheksoi se Greqia ka dy pika të dobëta si "thembra e Akilit", që sipas tij janë administrata dhe mungesa e konsensusit të gjerë politik. "Ne duhet të njohim progresin e bërë nga Greqia dhe t'i japim asaj mundësinë për të zbatuar reformat," tha Rehn. “Ritmi i reformave dhe rregullimi fiskal nuk është i mjaftueshëm për të për të mbushur boshllëkun në konkurrencën", shtoi komisonieri, duke bërë thirrje për "përpjekje të mëtejshme". "Kriza është rezultat i politikave të papërgjegjshme të ndjekura për shumë vite në Greqi", tha Rehn, i cili shtoi se e keqja mund të shmanget në sajë të solidaritetit evropian. "Shmangni katastrofën sociale", theksoi ai, duke shtuar se situata mbetet e vështirë. Si u shpreh Rehn, "nuk mund të fajësohen huadhënësit dhe Komisioni Evropian, të cilët nxituan për të ndihmuar Greqinë, kur dëmi ishte bërë tashmë".
Anëtari i bordit të BQE, Joerg Asmussen deklaroi se zbatimi i programit grek ka rrezik të lartë. "Nuk është sekret të themi, se programi grek i nënshtrohet një rreziku tejet të lartë të zbatimit", tha Asmousen. "Programi mund të arrihet vetëm duke ulur kostot e pagave në sektorin privat dhe duke adresuar shtrembërimet në tregun e brendshëm. Pa konsensus të gjerë politik për ndryshime të dhimbshme, por të nevojshme, ka rrezik të konsiderueshëm që projekti të prishet", tha ai.
Nga ana e saj Trojka siguroi se "programi do të dështojë në qoftë se nuk ndalet evazioni fiskal në Greqi".
Të ballafaquar me kundërshtimet e grekëve dhe disa deputetëve, kryesisht të majtë, dje në Bruksel, udhëheqësit e Trojkës kanë raportuar se reduktimi i pagave në Greqi është një parakusht për përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë greke. Ata nuk përjashtuan mundësinë e reduktimit të mëtejshëm të tyre, sepse, siç sqaruan, Greqia ka shëruar vetëm 50% e konkurrencës së humbur në vitet e fundit, për shkak të rritjes së pagave. Trojka pohoi se “ilacet e ofruara për shërimin e Greqisë janë shumë të hidhura, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër”.
Ballkanweb.com
Add new comment