Ndotet Osumi, derdhen ujërat e zeza dhe inertet

Postuar në 26 Mars, 2012 07:37

Ujërat e zeza dhe plehërat që derdhen në Osum jo vetëm e kanë shkatërruar por edhe e kanë kthyer këtë lum në një vatër të hapur epidemish. Përgjatë bregut të lumit kalon edhe shëtitorja e qytetit e cila nuk mund të frekuentohet për shkak të erës së rëndë. 

Të ndërgjegjshëm për situatën e krijuar në përgjatë 20 vjetëve institucionet lokale promovojnë vit pas viti projekte për pastrimin e lumit, të cilat mbeten vetëm në letër.

"Bashkia Berat në bashkëpunim me studion franceze ka hartuar studimin e fizibilitetit për lumin Osum ku përfshihet jo vetëm ndërtimi i argjinaturave, përfitimi i bankinave, pse jo sistemimi i ujërave të ndotura që derdhen në lumin Osum. Ky është një investim që i kalon mundësitë financiare të bashkisë së Beratit", tha Mirela Buhuri, Specialistja e Mjedisit Bashkia Berat.

Ndërtimet e reja dhe mungesa e një projekti për kanalizimin e ujrave të zeza si edhe mungesa e një fushe për grumbullimin e mbeturinave, e kanë degraduar lumin Osum në atë masë që është e pamundur që ai të kthehet në gjendjen e mëparshme. Përvec ndotjes, shkatërrimi i argjinaturës së lumit Osum shkakton edhe përmbytjen e tokave në dimër. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.