Kriza e naftës, SHBA mirëpret vendimin e Arabise Saudite

Postuar në 21 Mars, 2012 03:37

Shtetet e Bashkuara mirëpritën zotimin e Arabisë Saudite për të plotësuar çdo problem që mund të krijohet nga mungesa e naftës iraniane në tregje.

Problemet me tregun dhe një rritje e mundshme e çmimit të naftës kanë qenë shqetësimet kryesore të autoriteteve që nga vendosja e sanksioneve të ashpra ndaj eksporteve iraniane, si kundërpërgjigje e programit bërthamor të Teheranit.

Vendet e përfshira në zbatimin e sanksioneve po përpiqen të gjejnë burime të reja për të mos krijuar probleme kur të nisë ndalimi në muajin qershor. Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner e cilësoi gatishmërinë e Arabisë Saudite për të rritur sasinë e naftës së vet, si një sinjal konstruktiv, ndërsa dëshmonte përpara komitetit të Kongresit për sanksionet ndaj Teheranit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.