Kriza e Europës, Bernake: Sistemi financiar po përmirësohet

Shefi i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara Ben Bernanke, i tha komitetit të Kongresit se ka përmirësime në sistemin financiar të Europës e për pasojë edhe presioni në tregje është lehtësuar në muajt e fundit. Megjithatë, ai paralajmëroi se kriza ekonomike e Europës vazhdon të mbetet e vështirë. Duke u përqëndruar në bankat amerikane që kanë kapitale në Europë, ai tha se ato janë të qëndrueshme për të përballuar edhe skenarin më të keq në kontinentin e vjetër.
"Sigurisht, tha Bernanke, sistemi ynë bankar është i ekspozuar ndaj Europës, me investitorë të mëdhenj që operojnë atje. Por edhe pse mund të ketë humbje domethënënse, të gjitha bankat janë në gjendje të përballojnë krizën"- tha ai.
Ndërsa për sekretarin amerikan të Thesarit, Timothi Gajdner, kriza në Europë do të kërkojë një kohë shumë të gjatë për t?u zgjidhur.
Albanian Screen
Add new comment