OMONIA, plan për festën e Pavarësisë së Greqisë

Organizata OMONIA ka nisur që tashmë përgatitjet e saj për të festuar 25 Marsin, “Ditën e Pavarësisë së Greqisë”. Referuar një njoftimi të OMONIA-s Dega Sarandë është parashikuar që më datë 23 mars, të kremtohen festimet për këtë festë.
Sipas programit të publikuar, mësohet së në orën 17:00 deri në 18:00 është parashikuar të zhvillohet një ceremoni kishtare në Kishën e Shën Harallambit në qytetin e Sarandës.
Ndërsa prej orës 18:30 deri në orën 20:00, është parashikuar të zhvillohet një Mbrëmje Gala në sallën kryesore të qytetit ku do të jepet një koncert me pjesë të zgjedhura nga kultura greke.
Ballkanweb.com
Add new comment