Shtetet arabe: Do mbyllim 6 ambasadat në Siri

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit thotë se të gjashtë shtetet anëtare të saj kanë vendosur t’i mbyllin ambasadat e tyre në Damask të Sirisë, në shenjë proteste kundër goditjes vdekjeprurëse të qeverisë në Siri ndaj kundërshtarëve të regjimit të presidentit, Bashar al-Asad.
Kryesuesi i këtij këshilli, Abdullatif al-Zajani, tha se mbyllja e ambasadave nënkupton dënim të “vrasjes së vazhdueshme të popullit të vet” nga ana e regjimit të Sirisë dhe të refuzimin ndaj “të gjitha nismave që synojnë gjetjen e zgjidhjes për këtë krizë”.
Në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit bëjnë pjesë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Omani, Katari dhe Kuvajti.
Ballkanweb.com
Add new comment