Kequshqyerja, MSH: 19% e fëmijëve nën 5 vjeç me prapambetje në rritje

Postuar në 16 Mars, 2012 07:44

 Ndonëse gjendja e ushqyerjes së fëmijëve është përmirësuar gjatë 5 viteve të fundit, afërsisht 19% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç paraqesin prapambetje në rritje. Studimet e ndryshme tregojnë se prapambetja në rritje është më e shpeshtë në zonat malore (28%) dhe në fëmijët e familjeve të varfëra (27%). Ndërkohë, vetëm 39% e fëmijëve ushqehen vetëm me gji deri në muajin e gjashtë të jetës. Aktualisht, më pak se një e treta e fëmijëve ushqehen në bazë të praktikave të rekomanduara të ushqyerjes. 

Nisur nga këto të dhëna, Ministria e Shëndetësisë, në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe me një financim nga Fondi Spanjoll i Arritjes së Objektivave, kanë ndërmarrë fushatën sensibilizuese për “Mënyrat e Reja dhe më të Mira të Ushqyerjes së Foshnjës dhe Fëmijës". 

"Problemet e të ushqyerit dhe sigurisë ushqimore janë pjesë e rëndësishme në axhendën e qeverisë, duke ndihmuar edhe në hartimin e ndërhyrjeve të fokusuara drejtpërdrejt tek grupet e popullsisë që preken më shumë nga këto probleme", tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, fushata e komunikimit ka si qëllim që të përmirësojë mënyrën e këshillimit të personelit shëndetësor mbi praktikat e rekomanduara të ushqyerjes së fëmijëve (bazuar në rekomandimet e OBSH dhe UNICEF); të krijojë një mjedis mbështetës në familje për nënat e reja për mënyrat e reja të ushqyerjes së fëmijëve si dhe të kujdeset që këto praktika të jenë të vazhdueshme. 

Ndërkohë, drejtor i UNICEF për Shqipërinë, Detlef Palm, tha se prapambetja në rritje të fëmijëve nuk mund të kurohet, por mund të parandalohet dhe relativisht me një kosto të vogël. Ndërkohë, kequshqyerja është e lidhur me 1/3 e vdekshmërisë së fëmijëve në Shqipëri. Sipas tij, edhe pse rritja ekonomike ka përmirësuar gjendjen e kequshqyerjes, përsëri kjo është e pranishme, ndaj ndërhyrjet në sektorin e ushqyerjes janë të nevojshme.

Strategjia synon përmirësimin e praktikave të ushqyerjes edhe nëpërmjet trajnimit të personelit shëndetësor dhe përfshirjes së Medias, si një bashkëshoqeruese të çështjeve të rëndësishme sociale e shëndetësore.

  Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

<p>Dmth edhe pse sot &nbsp;ne Shqiperi hahet me mire se ne 2008 ,19% e femijve tregojne shenja prapambetjeje ne rritje!</p><p>Oh nane po ne te rriturit &quot;me tallonin&quot; qe zemergjeresisht na jepte&nbsp;Ramiz Alia (ai qe drejtonte&nbsp;PS-ne e Rames!)&nbsp;ç&#39;ka te themi!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.