Kriza financiare, BBC: Grekët po bëjnë revolucionin e "patates"

Numri i njerëzve të përfshirë në këtë lëvizje është gjithnjë e në rritje ", thotë gazetari i cili flet për një formë moderne të "revolucionit".
Eshtë fjala për një ide të thjeshtë, për produkte të thjeshta. Mijëra tonë patate shiten direkt nga fermeri tek konsumatori, pa kalimin e tyre nëpërmjet agjentëve të tjerë, gjë që ka rezultuar në çmime të përgjysmuara, vëren gazetari i BBC.
Njerëzit presin me durim në radhë për të blerë një qese me patate, sepse sic shprehen ata “Pagat janë shumë të ulëta, taksat janë shumë të larta dhe çmimet e mallrave nuk duket të bien". Sipas konsumatorëve ky “revolucion” nisi me pataten dhe ata shpresojnë që të vazhdojë me produkte të tjera".
Lëvizja po bëhet gjithnjë e më shumë popullore në Greqi, vend i cili po vuan nga kriza më e keqe në historinë moderne.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment