Përleshje mes përfaqësuesve të dy Koreve në takimin për të drejtat e njeriut

Ndarja e dy Koreve mbetet e një çështje e nxehtë aq sa dhe politikanët nuk evitojnë përballjen e dhunshme me njëri- tjetrin në tokë neutrale. Dy politikanë koreanojugorë janë përleshur me homologun e tyre verior gjatë një takimi për të drejtat e njeriut organizuar nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Sipas medias në Korenë e Jugut fillesat e incidentit që degjeneroi në dhunë kishin të bënin me largimin demonstrativ të So Se-Pyong, ambasadorit të veriut në Gjenevë, pas denoncimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi abuzimet e Penianit me të drejtat e njeriut. Sipas ambasadorit akuzat ishin "politikisht të fabrikuara". Pamjet e transmetuara tregojnë një konfrontim fizik që zgjati pak e që u pengua nga zyrtarët e sigurisë të OKB-së. Grupi i ligjvënësve të Koresë së Jugut bërtisnin "Shpëtoni refugjatët koreano-veriore".
Muajin e kaluar, parlamenti i Koresë së Jugut miratoi një rezolutë me një kërkesë zyrtare për Kinën që të mos kthente pas renegatët e larguar nga Koreja e Veriut, ku dyshohet se ata përballen me dënim të ashpër dhe madje edhe ekzekutimin.
Ministria e Bashkimit në Seul tha se më shumë se 20,000 të Koreanoveriorë kanë dezertuar drejt jugut që të shpëtojnë nga varfëria dhe represioni në veri.
Albanian Screen
Add new comment