Moody’s: Ekonomia shqiptare vijon të ketë nivelin e vlerësimit B1

Postuar në 12 Mars, 2012 13:08

Kompania prestigjioze e vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë të qeverive, Mood’s Investors Service (Moody’s) rikonfirmon vlerësim të njejtë për Shqipërinë. 

Në raportin e saj më të fundit të vlerësimit periodik mbi Shqipërinë, ekonomia vlerësohet në nivelin B1. Ky tregues për ekspertët e “Moody’s” tregon një rrezik mesatar për ekonominë shqiptare. 

“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në përmirësimin e forcës së saj ekonomike dhe institucionale që nga fundi i viteve 1990, megjithëse në nivele shumë të ulëta. Sidoqoftë, para saj mbeten shumë sfida”, thuhet në raport.

Në raport përmendet fakti se ekonomia shqiptare ka mbetur relativisht elastike gjatë krizës financiare globale e 2008-09, ndërsa thuhet se rimëkëmbja ekonomike nuk ka marrë ende hovin e duhur.

Në vlerësim është përmendur edhe kriza politike, e cila sipas Moody’s ka penguar edhe përpjekjet për integrimin në BE.
"Gjatë pjesës së parë të vitit kanë vazhduar tensionet midis partive kryesore politike, duke penguar përpjekjet e Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat në BE", thuhet nga ekspertët e Moody's.

Në raport nënvizohet se, borxhi i qeverisë shqiptare është i lartë për nivelin e zhvillimit që ka Shqipëria.

“Borxhi i qeverisë si pjesë e PBB-së është i lartë për një vend me nivelin e zhvillimit që ka Shqipëria. Qeveria po synon të kufizojë deficitin buxhetor në 3.5 për qind të PBB-së këtë vit dhe 3% në 2012-14, e cila do të mundësojë rënien e borxhit në një të ardhme të afërt”, thuhet më tej në raport.

Sipas Moody’s, rrisqet për ekonominë shqiptare mund të favorizohen faktorët ekonomikë dhe ato politikë.
“Rreziqet financiare janë të moderuara duke qenë se sektori bankar është i mirë kapitalizuar, ka likuiditet, i cili është përmirësuar edhe nga shtimi i depozitave. Ka luhatje përsa i përket cilësisë së aseteve.”, thuhet më tej në raport.

Përsa i përket përmbushjes së detyrimeve nga ana e qeverisë shqiptare, Moody’s shprehet se ato kanë qenë të qëndrueshme, të ekuilibruara ndërsa ka shmangur edhe rreziqet, “Edhe pse Komisioni Evropian (KE) dha një opinion negativ në lidhje me kandidaturën potenciale të Shqipërisë në BE. Bojkoti parlamentar i opozitës, që ishte një nga pengesat kryesore që edhe KE citoi në raportin e nëntorit, ka përfunduar vetëm tani”, theksohet më tej në raport.

"Edhe pse qeveria është duke adresuar problemet strukturore të ekonomisë, më shumë progres thelbësor do të jetë i nevojshëm për institucionet, duke përfshirë efikasitetin e sektorit gjyqësor dhe suksesin në trajtimin e korrupsionit, pasi mangësi të tilla pengojnë investimet”, vënë në dukje ndër të tjera ekspertët e “Moody’s”.

Në fund, ata paraqesin si mjaft të rëndësishëm programimin e planifikuar të reformave, si ato ekonomike dhe institucionale.

 

Ballkanweb.com
Nivelet kryesore të vlerësimit të kreditimit janë: Aaa, Aa, A, Baa, Ba (B1 nivel me të cilin vlerësohet Shqipëri), B dhe Caa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.