BE kërkon ristrukturim të borxhit grek

Komisioneri i Bashkimit Europian për Ekonominë, Olly Rehn u ka kërkuar huadhënësve të bonove greke që të nënshkruajnë një marrëveshje për ristrukturimin e borxhit, para skadimit të afatit mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Rehn ka thënë se nuk do të ketë ofertë më të mirë dhe se marrëveshja ka rëndësi jetësore për stabilitetin e eurozonës.
Greqisë i duhet që të paktën 75 për qind e huadhënësve të bien dakort për të bërë një shkurtim prej 53 për qind të vlerës së huasë së tyre. Kjo marrëveshje është e nevojshme për Greqinë pasi do t'i mundësojë asaj marrjen e pakos së dytë të shpëtimit nga ana e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Albanian Screen
Add new comment