Gorbachev: Putin duhet të bëjë reforma

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev thotë se Vladimir Putin, presidenti i zgjedhur i Rusisë, do të duhet të realizojë reforma demokratike mes ankesave të opozitës për vjedhje të votës. Në një intervistë për rrjetin Euronews, ai tha se rivendosja e besimit në sistemin politik në vend do të jetë sfida kryesore për Putin.
"Edhe nëse do të donte të kthehej në kohët e vjetra, në këtë situatë nuk do të ishte në gjendje ta bëne. Mbi të gjitha, mendoj se ne shpejt do të na duhet të ndryshojmë gjërat, pra, të zgjedhim parlamentin e ri, sepse ne e dimë se si u zhvilluan këto zgjedhje, në cilat kushte",-tha Gorbachev.
81-vjeçari po ashtu shprehu mbështetjen e tij për Mikhail Prokhorov, i cili u rendit i treti në zgjedhjet presidenciale.
"Më pëlqeu Prokhorovi, ndoshta sepse i ka ardhur në majë të hundës me gjithë të tjerët. Ai ka ide të reja, rrugë të reja për të prezantuar vizionin e tij dhe ka shumë përvojë në biznes. Por, si të gjithë ne, ai ka shumë për të mësuar",-theksoi ai.
Albanian Screen
Add new comment