Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit "Mein Kampf"

Postuar në 05 Mars, 2012 10:02

Megjithëse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon botimin e veprave që nxisin urrejtje ndërmjet kombësive, feve e racave, në shqip ka ardhur më në fund një nga librat më të përfolur të shekullit XX. Bëhet fjalë për "Mein Kampf" të Adolf Hitler, botuar nga shtëpia bo-tuese "Belina H", i ndaluar në disa vende të botës, e kryesisht në Gjermani ku aktualisht po bëhet një debat i madh për të. Për botimin e tij 'Gazeta' është njoftuar në mënyrë elektronike dhe të dhënat për të janë këto: Adolf Hitler "Mein Kampf" (Lufta ime), përktheu Kushtrim Gjosti, nr. i faqeve 528, ISBN 978-9928-40-71-7-7, çmimi 1500 lekë, Botimet "Belina H". Po a mund të botohet në shqip ky libër? Të pyetur për këtë, shumëkush ka hezituar të flasë, mbasi konsiderohet si libri kryesor që nxit urrejtje, si libri prej nga nisi shfarosja e hebrenjve. Nga ana tjetër, 'Gazeta' ka kontaktuar për t'iu marrë një mendim, drejtorin e librit të Ministrinë e Kulturës, Ermir Nikën dhe Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare profesor Aurel Plasarin. Nika u shpreh i habitur për botimin dhe tha se nuk e ka parë ende librin dhe nuk mund të flasë konkretisht për të. Megjithatë ai shtoi se, librat që janë ndërkombëtarisht të ndaluar, që nxisin urrejtje dhe që bien ndesh me nenet dhe parimet e ligjit shqiptar të librit në Shqipëri, janë të ndaluar". Sipas tij ka autoritete që i kontrollojnë veprime të tilla. Nga ana tjetër, Aurel Plasari botimin e "Mein Kampf" e sheh të lidhur me lirinë sikundër mund të shihet në intervistën e tij. Ndokush tjetër pyet nëse libri është i nevojshëm sot për publikun tonë, në një kohë kur na mungojnë botime të albanologjisë e autorë të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë, sot kur ne festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë?
Kodi Penal
Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë ka dy nene që i dedikohen urrejtjes ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Në të dy nenet përcaktohet edhe dënimi që parashikohet në rastin ku një person shkel ligjin. Nenet po i citojmë më poshtë: "Neni 265 - Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Neni 266 - Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet".
Botuesi shqiptar
Në njoftimin për mediat botuesi i librit ka dërguar edhe një parathënie ku shkruan: "Ky botim në shqip ka për qëllim, ashtu si edhe botime në gjuhë e vende të tjera, të 'çmistifikojë' këtë libër. Botuesit bashkohen në një pikë kur vjen fjala për librin 'Mein Kampf', që ky libër ka një fuqi të errët, por kjo më tepër vjen nga fakti që askush nuk e ka lexuar. Miti i këtij libri është shtuar vetëm nga aureola e gjësë së ndaluar që e ka mbështjellë". Sipas tij, në një farë mënyre, një libër i tillë nuk e meriton kaq shumë zhurmë e vëmendje, dhe një mënyrë për t'ia hequr është bërja publike e tij. Botues të ndryshëm njëherësh mendojnë se lexuesit sot është aq i kulturuar e i pjekur sa ka aftësi ta gjykojë këtë libër. Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet. Botuesi shton se: Pas Luftës së Dytë Botërore, disa vende të botës e kanë botuar e ribotuar librin si Shtetet e Bashkuara, Franca, India, Britania e Madhe, Suedia, Turqia, Kanadaja, Australia, Italia, Holanda, Japonia, disa vende amerikano-latine, vendet e botës arabe, vendet e Ballkanit, Polonia, Çekia, Rusia (të paktën tri ribotime pas 1992-it, ndërkohë që në Bashkimin Sovjetik ishte botuar një variant i përzgjedhur dhe shkurtuar). Në disa prej këtyre vendeve është i detyrueshëm shoqërimi i librit me parathënie sqaruese ndërsa në disa të tjera lejohet botimi dhe shpërndarja, por jo përdorimi i tij për qëllime politike dhe propagande". Në të njëjtën parathënie, botuesi (të cilin nuk mundëm ta kontaktojmë, ndonëse i kërkuam një numër kontakti po me e-mail) thotë se ndalesat për botimin e librit duke e vlerësuar atë si propagandë me parulla armiqësore dhe mjet për nxitjen e urrejtjes në popull nuk qëndrojnë më. Sipas tij, me ndalimin kërkohet të pengohet shpërdorimi dhe ndikimi politik mbi lexuesit, një argument që shumë vetë e shohin si të pakuptimtë, duke pasur parasysh raportet demokratike të forcuara prej kohësh. Në fakt libri gjendet edhe pjesërisht, edhe i plotë në internet.

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by voica (not verified) on

Ky, Nika i ministrise se kultures, megjithese nuk e ka lexuar e parë fare librin, do tua jape autoriteteve per ta kontrolluar. Dikush tjeter i tek "Tema" i referohet eksperiencës botërore dhe debatit te gjere publik te “Majn Kamf” te Hitlerit, shprehet se shoqëria shqiptare nuk është ende gati për këtë botim.
Nuk besoj se e kane seriozisht keto qe thone. Dihet cila shtese e lexuesve do ta lexoje librin dhe kjo shtrese (ketu, padiskutim, studiuesit perjashtohen) nuk do te ndikohet fare nga ajo qe “ka frike” MINISTRIA. Sa per popullin, ashtu si kinezcen per gjuhe te dyte t’ja japesh per te studiuar, nuk do te indokrinohet hic. Epo, shqiptaret e kane modelin "live" gjithe diten para syve, e nga nje vije te nxirre nga rripi ne kurriz perseri e kane,  dhe ja ku i ke, si rrine... as zeri nuk u degjohet. E te kesh frike pastaj se mos ....., e nga se?;nga leximi i ketij libri???!!!!
Nejse, ju e dini, por po qe se ministria (pas nje debati te gjere, qe te mund te harrojme dhe ndonje hall te vogel te dites),vendos te mos e lejoje librin, propozoj te hedhi ne treg dy tituj:

1-”30 VJET PRANE SHOKUT ENVER” te Sulo Gradecit;

2-”BERISHA MES KASANDRAVE” te Fahri Balliut

Submitted by hapi (not verified) on

Me ça kam degju eshte nje liber medioker nga nje person medioker.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.